Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni, ja sa do të jenë benzina dhe dizeli

611

Derivatet e naftës do të pësojnë ndryshime në çmim në Maqedoni. Sipas Komisionit Rregullator për Energjetikë nga mesnata çmimi i benzinës do të jetë më i lirë për 1.50 denarë për litër, ndërsa i dizelit për 2.50 denarë për litër.

Me këtë Eurosuper BS-95 do të jetë 61.50 den për litër, ndërsa Eurosuper BS98 do të jetë 63.50 den për litër.

Eurodizeli pësoi rënie më të madhe në çmim, ashtu Eurodizel D-EV do të jetë 58.50 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë apo Dizel D-2 do të jetë 47 den për litër.

Comments