Të mirat e Allahut nuk mund të numërohen, e as nuk mund të llogariten

250

Dihet se ti nuk pranon të numërosh diçka, vetëm ateher kur në mendjen tënde e di se ai numërim e ka kufirin. E, pasi që ti nuk pranon t’i numërosh begatitë në ekzistencë, tregon se, natyrshmëria jote dhe mendja jote pajtohet se nuk mund t’i numërosh. Kur Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Dhe nëse mundoheni t’i numëroni begatitë e Allahut, nuk do të mund t’i numëroni. Pa dyshim se njeriu është i padrejtë dhe mosmirënjohës.”

Në këtë rast e shohim fjalën “i padrejtë” që ka kuptimin se i merret e drejta nga pronësuesi apo pronësuesi e mban sekret atë të drejtë. Pra, kur e drejta është në vendin e vet, hiqet dhe vendoset në një vend tjetër. Kështu, i merret e drejta e atij i cili e ka atë të drejtë, dhe atëherë i bën padrejtësi vetes, sepse padrejtësia buron prej dy çështjeve:

  1. Marrja e të drejtës së tjetrit;
  2. Gjykimi për tjetrin për një të drejtë e cila nuk është e tij.

Kur ta dëgjojmë fjalën “mosmirënjohës” na shkon mendja te pabesimtari, por nëse i analizojmë ajetet e Kur’anit shohim se fjalën “mosmirënjohës” e sqaron ajeti tjetër:

۞أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ بَدَّلُواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ كُفۡرٗا وَأَحَلُّواْ قَوۡمَهُمۡ دَارَ ٱلۡبَوَارِ ٢٨

“A nuk po i sheh ata që begatinë e Allahut e kanë shndërruar me mohimdhe e kanë sjellë popullin e tyre në vendbanim të shkatërrimit.” (Ibrahim : 28)

Kështu, ata të cilët e sjellin popullin e tyre buzë greminës së shkatërrimit janë ata të cilët begatitë e Allahut i shndërrojnë në mohim (të begative të Allahut).

Çfarë kuptimi ka shndërrimi i begative të Allahut në mohim!?

Mohim, do të thotë fshehje, mbulim.

Shndërrimi i begative të Allahut në mohim, do të thotë mos,hulumtim në brendi të tokës. E kjo ndodhë ose prej përtacisë ose i ka zbuluar dhe i ka arkëtuar (i ka fshehur nga tjetri). E kjo është padrejtësi. Me këtë vijmë në përfundim se, shkatërrimi në tokë vjen si rezultat i dy shkaqeve:

E para: për shkak të përtacisë për të nxjerr të mirat e Allahut në ekzistencë.

E dyta: zbulimi i disa begative të Allahut, ose mundësia për të vepruar diçka, e pastaj fshehja e këtyre begative ndaj atyre të cilët e kanë atë të drejtë për ta pasur.

Comments