VALDRIN SAHITIT I ANKOHEN KLIENTËT PËR PADREJTËSI, E AKUZON MODELJA: PSE RREN KAQ SHUMË[Foto]
Modelja kosovare, Valbona Bajraktari e ka quajtur “rrenc dhe të pakulturë” dizajnerin e njohur nga Prishtina, Valdrin Sahitin, pasi modelja po pretendon se kompania e tij e veshjeve i ka bërë padrejtësi asaj.
Bajraktari ka publikuar një bashkëbisedim me Sahitin ose zyrtarët e kompanisë së tij, ku ka tentuar të dëshmojë se i është bërë padrejtësi nga dizajneri kosovar, raporton Insajderi.
Modelja ka thënë se kompania e Sahitit e ka gënjyer lidhur me dizajnimin e një fustani. Valbona thotë se edhe pasi i thanë se do t’ia kryenin porosinë, nga kompania e Valdrin Sahitit i erdhi një mesazh një ditë më vonë: i thanë se nuk janë në gjendje t’ia kryenin porosinë.
“OK në rregull, ama unë kur erdha me fol dje mthe që ki kohë, edhe sot qashtu më the kështu që unë sdi çfarë njeriu jeni ju vlla. Pse rreni kaq shumë? Pse nuk jeni njerëz të drejtë”, i ka shkruar modelja, kompanisë së Sahitit. /Insajderi.com