Shaqiri: Kosova pjesë e rëndësishme e jetës sime

419

Xherdan Shaqiri ka thënë se Kosova gjithmonë do të jetë e rëndësishme për të, sepse është pjesë e historisë së tij.
27 vjeçari që është kthyer në sensacion te Liverpool me paraqitjet këtë sezon, ka qenë protagonist në një interviste interesante dhënë për mediumin britanik ‘The Guardian’.

Si në të gjitha intervistat me kuptim më të gjerë, Shaqiri edhe për ‘The Guardian’ ka folur për Kosovën, vendin e lindjes së tij, për të cilën thotë se është diçka e rëndësishme në jetën e tij.

“Mund ta shikoni historinë time në flamujt në atletet e mia”, shpjegon Shaqiri, derisa flet për historinë e tij dhe të familjes së tij, përcjell ‘lajmi.net’.

“Shumë njerëz e kanë keqkuptuar këtë. Kam lindur në Kosovë dhe jam rritur në Zvicër. Disa njerëz mendojnë se nuk jam gjithçka për Zvicrën sepse kam flamurin e Kosovës në njërën prej atleteve të mija por janë totalisht gabim”

“Është një pjesë e madhe e historisë sime, historisë së jetës sime dhe gjithmonë do të jetë me mua. Flamuri i Zvicrës është në këmbën e majtë sepse shënoi më shumë më të por shënova një me të majtën dhe një më të djathtën kundër Manchester United, kështu që shënova një më të dija!”

“Kisha flamuj më të mëdhenj pas atletëve të mija në Botëror. Flamujt që kam tani janë më të vegjël por janë aty”./Lajmi.net/

Comments