Reshjet e borës në Brezovicë kanë bërë që shumë vetura që gjenden atje të mbesin të bllokuara.
Një grup i njerëzve që bredhin vendeve turistike në Kosovës, i quajtur “Kosovo Outdoor GURU”, ka publikuar fotografi në Facebook nga Brezovica.

Megjithatë, sipas njoftimit, janë duke u bërë përpjekje që bora të largohet dhe të nis qarkullimi normal.
“MOS U NISNI!!! Prej vikendicave rruga eshte e bllokuar. Veturat ne parking kane mbetur te bllokuara gjithashtu. Bllokim total. Mos u nisni!!! Ju lajmerojme nderkohe nese pastrohet rruga”, thuhet në mbishkrimin e fotove të publikuara. /Indeksonline/


