VMRO-LSDM, denoncime për parregullsi të reja zgjedhore

218

lsdm

Denoncime për parregullsi të mundshme zgjedhore gjatë fushatës parazgjedhore në Prokurorinë publike kanë dorëzuar koalicionet e udhëhequra nga LSDM dhe VMRO-DPMNE. Një pjesë e atyre që kanë denoncuar parregullsi tashmë janë thirrur në Prokurori, por në pyetje janë marrë edhe ata për të cilët ka indikacione se kanë kryer keqpërdorime. Hetohen të gjitha keqpërdorimet e mundshme përdorimi i makinave zyrtare të Institucioneve shtetërore për aktivitete partiake, keqpërdorim të fëmijëve në fushatë zgjedhore, shfrytëzim të shërbimeve nga institucionet për qëllime partiake. Prokuroria e Marko Zvrlevskit të premten njoftoi se tashmë janë formuar 42 lëndë.

“20 lëndë janë formuar sipas detyrës zyrtare pas informatave të qytetarëve që u publikuan në mediume, në portale dhe në rrjetet sociale. Janë formuar tre lëndë pas padive penale të dorëzuara nga persona fizik për vepra penale lidhur me procesin zgjedhor. 19 lëndë janë formuar dhe ndaj tyre po veprohet denoncime nga shoqata të qytetarëve, partive politike dhe institucioneve”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Prokuroria publike nuk zbuloi cilat organizata joqeveritare kanë dorëzuar padi për parregullsi të mundshme që duhet të hetohen. Një javë më parë ministri i brendshëm, Oliver Spasovski informoi se kanë dorëzuar padi penale për disa persona nga Prilepi me pretendimin se në emër të VMRO-DPMNE-së kanë ofruar blerje të votave për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

Comments