Ish i dashuri kërcënon 22 vjeçaren nga Gostivari, nëse nuk i jep para do të publikojë fotografi

399
fresco

Njëzetë e dy vjeçarja, banore e fshatit Balindoll të Gostivarit, dje (25-shkurt) rrethë orës 12 e 20 minuta, ka denoncuar se ish i dashuri i saj B.D. 22-vjeç nga Gostivari, disa herë i ka kërkuar para, duke e kërcënuar se, nëse nuk i jep para dhe stoli ari, do të publikoj fotografitë me përmbajtje komprometuese të saja nëpër rrjetet sociale, të cilat më herët ajo ia ka dërguar.

I denoncuari B.D. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policorë Gostivar, për zbardhjen e plotë të rastit.

Comments