Reagon zyra e kryeministrit për ikjen e ish-ushtarit të UÇK-së: I merr dy pensione

1,230

Indeksonline raportoi sot për ikjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Shqiprim Lika, i cili kishte thënë se vendin nuk e ka lëshuar në kohën e luftës, por tani po ikën nga atdheu për shkak se i ka humbur shpresat se do të bëhet mirë.

Ndaj këtij artikulli ka reaguar këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Gazmend Syla i cili ka thënë se Lika gëzon dy pensione.

“Ish-ushtari i UÇK-së, Shqiprim Lika, gëzon dy pensione atë të invalidit dhe të TMK-së, thotë këshilltari i Haradinajt njëherit drejtor i zyrës së kategorive të dala nga lufta”, Gazmend Syla.

“Ai e gëzon të drejtën e pensionit të invalidit të luftës. Minimalja e shkallës së invaliditetit është 225 euro, minimalja e pensionit të TMK-së është 170 euro”, tha Syla. Po ashtu, Lika ka edhe një banesë në Klinë të cilën ia ka dhënë Kuvendi Komunal. Madje ai së fundmi përveç rreth 400 eurove benificione nga shteti ishte punësuar edhe në një kompani private. Paravësisht kësaj, Lika ka vendosur ta lë Kosovën.

Comments