Rita Ora bën shqiponjën gjatë performancës në Norvegji

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora ka filluar turneun e saj nëpër Evropë, shkruan GazetaBlic.
Me “Phoenix” ajo e nisi mbrëmë ku performoi në Norvegji, saktësisht para publikut të Oslos.
Mirëpo, duket se Rita Ora nuk lë anash asnjëehrë vendlindjen e saj. Këngëtarja gjatë performancës së saj bëri shqiponjën me duar, teksa po këndonte këngën “New Look”
Ora performoi para publikut norvegjez të gjitha këngët e saj, ku dhe u prit mjaft mirë aty.
Projekti i saj i fundit është ai me titull “Only want you” i lansuar një muaj më parë, ndërsa ai i fundit si bashkëpunim ishte ditë më parë, në bashkëpunim me Kygo, kënga me titull “Carry On”.