Ajax e detyron portierin e ri ta shkruajë 1.000 herë të njëjtën fjali
Por, 19 vjeçari në të kaluarën ka shprehur haptas mendimin e tij se Feyenoord është skuadër më e mirë se Ajax, e duke fyer këta të fundit.
Por, Scherpen, të premten para se të nënshkruante për Ajaxin, është detyruar të shkruajë një fjali 1.000 herë në fletore, si dënim për fjalët e tij në të kaluarën.
Drejtuesit e Ajax urdhëruan Scherpenin që të shkruajë në një fletore 1.000 herë fjalinë “Ajaxi është ekipi më i mirë në Holandë” dhe videon nga kjo ngjarje e postuan në rrjetin social Twitter.
Derisa ai po shkruante në fletore, 19 vjeçari në klasë monitorohej nga shefi ekzekutiv i Ajaxit, Edwin van der Sar, dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars./Lajmi.net/