Publikohet projekti i ri nga Vedat Ademi [Video]
Vedat Ademi ka sjellur projektin e tij më të ri.
Siç edhe njoftuam më herët këngëtari Vedat Ademi publikoi projektin e tij të ri, shkruan lajmi.net.
Kënga e tij e re titullohet ‘Nuk kam faj’, dhe është me videoklip.
Për tekstin është përkujdesur vetë këngëtari së bashku me Kevin Kalo.
Këngën mund ta dëgjoni në kanalin zyrtar të Vedatit në Youtube. /Lajmi.net/