Mbërriti në Gjermani nga rruga ballkanike, sulmuesi me kamion një refugjat 23-vjeçar

Personi që drejtoi kamionin drejt një tregu Krishtlindjesh të mbushur plot me njerëz në Berlin duke vrarë 12 persona, është identifikuar nga mediat lokale si një refugjat 23-vjeçar nga Pakstani.
“Naved B”, i cili kishte jetuar në Flughfen Tempelhof, një aeroport i vjetër që ishte konvertuar në një qendër refugjatësh, u arrestua mbrëmë pas sulmit.
Sipas radio stacionit gjerman “RBB-Inforadio”, 23-vjeçari mbërriti në Gjermani një vit më parë, dhe regjistrimi i tij zyrtar rezulton saktësisht në datën 31 dhjetor 2015 në Passau, Bavaria.
Mediat gjermane kanë raportuar se i dyshuari ishte i njohur për krime të vogla, por nuk ishte menduar se mund të ishte një terrorist potencial.
Ai mendohet të ketë mbërritur në Gjermani nëpërmjet së ashtuquajturës ”rruga ballkanike” e refugjatëve, thonë burimet për mediat vendase.
Kamioni që është përplasur me njerëzit në tregun e Krishtlindjes, ishte i ngjashëm me kamionin e masakrës së Nicës në Ditën e Bastijes, ku një kamion vrau të paktën 85 persona dhe plagosi mbi 200 të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 në afërsi të Kurfuerstendamm Avenue në perëndim të qytetit.

