Publikohen disa sekuenca nga dueti mes Eni Koçit dhe Elinel
Eni Koçi përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditura disa detaje nga kënga e re, shkruan lajmi.net.
Ky projekt titullohet “Larg”, ndërsa Eni e sjell në duet me Elinelin, këngë kjo që do të publikohet nesër (e enjte).
“Edhe 1 ditë😍 “Larg” ft Elinel”, ka shkruar këngëtarja mbi videon, në të cilën zbulon disa sekuenca nga klipi i kësaj kënge.
Kujtojmë se projekti i fundit nga Eni Koçi është “Afër teje”, të cilin e solli në bashkëpunim me Olsi Bylykun. /Lajmi.net/

