Lajmërohet Met Elshani për herë të parë pas plagosjes
Gjatë orëve të pasdites së sotme, menaxheri i labelit muzikor “OnRecords” , Met Elshani u plagos me armë zjarri në lagjen “Dardania”.
Përmes një postimi në Instagram, Elshani është lajmëruar për herë të parë pas plagosjes. Ai ka shpërndarë këngën e re të artistëve të tij, Fero dhe Zzap.
“Flm per Brengosjen mir jam MOMO eshte nje super projekt qe kemi punuar shum knaquni me Kengen.”, ka thënë menaxheri i njohur.
Rreth kësaj ngjarje janë arrestuar tre persona. Përveç Met Elshanit, edhe një person tjetër është plagosur./Indeksonline/
