Ekskluzive: Uefa nuk e konfirmon që Kosovës i është shtuar një skuadër në garat evropiane

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar që nga edicioni i ardhshëm do të shtohet edhe një skuadër tjetër që do të marrë pjesë në garat evropiane.
Indeksonline ka kontaktuar zyren e mediave në UEFA në lidhje me këtë çështje por ata nuk e kanë konfirmuar vendimin për të shtuar një skuadër.
“Në këto momente, nuk kemi ndonjë informacion shtesë në lidhje me ndryshimin e sistemit për ciklin e ardhshëm” është përgjigjur Uefa për Indeksonline, duke bashkëngjitur listën e skuadrave që do të garojnë edicionin e ardhshëm në kompeticionet e saj.

