Erdogan: Javën e ardhshme do të kem kënaqësinë ta pres Thaçin, jemi vëllezër

Duke vënë në dukje se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtare dhe ato rajonale, shtoi se javën e ardhshme ai do të ketë kënaqësinë të presë Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Presidenti Erdogan shtoi se gjatë takimit me Thaçin do të ketë mundësi të bisedojë nga afër në lidhje me këto çështje, raporton atsh, transmeton lajmi.net.
Ndërkohë duke shprehur miqësinë dhe dashamirësinë për shqiptarët me një thënie të Mustafa Kemal Ataturkut Erdogan tha: “Ne popullin shqiptar e duam, e quajmë si vëlla, nuk e shohim atë larg vetes tonë”. /Lajmi.net/