Pas pritjeve me padurim, dalin pamjet e para të ‘BMW M8 Competition’ [Foto]

754

BMW, kompani gjermane e automobilave, ka sjellë ndryshime të mëdha, në dallim prej konceptit të modelit ‘BMW M8 Competition’.

Në pamjet e para, makina e tipit ‘M8’ shfaqet me grill shumë më të ngushtë, si dhe drita më të rrumbullakëta.

Mbulesa që i është vënë sipër, BMW M8 Competition ia fshehë tërë dizajnin eksterier.

Në bazë të informacioneve jo-zyrtare, vetura do të posedojë një njësi binjake turbosh 4.4-litërshe. Gjithashtu, është mësuar se do ketë 620 kuaj-fuqi.

Ndiqini fotografitë e veturës në vazhdim. /Lajmi.net/

      

Comments