Tifozët e Werderit e zgjedhin Rashicën lojtarin më të mirë të sezonit

532
fresco

Milot Rashica është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit 2018/2019.

Djaloshi i artë nga Kosova, ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm në Bundesligë, në fanellën e Werder Bremen.

22 vjeçari ka shënuar nëntë gola në 26 ndeshje të Bundesligës, ndërsa ka ndihmuar Werderin të kualifikohet deri në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Në një sondazh të hapur, tifozët e Werder Bremen kanë zgjedhur Milot Rashicën lojtarin më të mirë të sezonit 2018/2019.

Rashica paraqitje të mira ka treguar edhe në fanellën e Kosovës, në barazimin 1:1 ndaj Malit të Zi dhe fitores 2:3 kundër Bullgarisë në udhëtim./Lajmi.net/

Comments