Strugë: Nuk zgjidhet problemi me gypat e vjetra të azbestit

187
fresco

Më shumë se 70% e gypave të rrjetit të ujësjellësit të Strugës, sidomos në pjesën e vjetër të qytetit, janë prej azbestit. Ky rrjet është ndërtuar para pothuajse gjashtë dekadave. Për shkak të vjetërsisë shfaqen defekte të shpeshta në sistem.

Nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi i Strugës” thonë se mirëmbajtja e gypave të azbestit është punë e shtrenjtë dhe e vështirë. “Sistemi i ujësjellësit lloi me ndërtimin në vitin 1959 dhe atëherë ndërtohej me gypa të azbestit. Ujësjellësit më të rinj janë punuar me polietilen dhe ata janë në gjendje të mirë. Momentalisht ne vetëm e mirëmbajmë sistemin, por nuk kemi mjete për një ndryshim të këtillë”, deklaroi Jonçe Dokoski, udhëheqës teknik në “Ujësjellësin e Strugës”. Defektet janë të natyrës së ndryshme dhe paraqiten në çdo kohë, shkruan Alsat-M.

Sipas udhëheqësisë së ujësjellësit të Strugës, ato më shpesh ndodhin për shkak të ngarkimit të sistemit. Vait Ajro, ekspert i ambientit dhe ish-drejtor i Ndërmarrjes Publike “Proakua”, thotë se deri tani nuk është bërë asgjë për ndërrim të gypave të vjetra. Një nga propozimet, në të kaluarën, ka qenë edhe organizimi i një referendumi ku çështja me gypat e vjetra do të zgjidhej përmes vetë kontributit të qytetarëve të Strugës.

Comments