Kamioni me targa të Kosovës shkatërrohet plotësisht në ‘Rrugën e Kombit’

750

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Rrugën e Kombit në Shqipëri, ku një kamion me targa të Kosovës është përplasur fuqimisht me një trafikndarëse.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të doganës së Morinës.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesi i kamionit.

Ky i fundit është transportuar drejt spitalit të Kukësit për ndihmë mjekësore.

Më poshtë pamjet e aksidentit të frikshëm, të përcjella nga tvora.

  

Comments