Mediat ruse shkruajnë për Era Istrefin (VIDEO)
Ditën e sotme u publikuar projekti më i ri “Sayonara Babe” e reperit rus Ełdżej në bashkëpunim Era Istrefin.
Mirëpo, Era Istrefi ka marrë vëmendjen e mediave ruse të cilët e kanë quajtur këngëtaren yll evropian.
“Ylli kosovar ka një pjesë të kësaj kënge, ndërsa njihet për hitin “BonBon” ku po ta dëgjoni të gjithë e ngatërrojnë me Rihannan, përshkak të zërit të ngjashëm, klip ky i cili numëron mbi 670 milionë shikime”, shkruan mediumi “the-flow.ru”
Ky bashkëpunim i dyshes ka ardhur vetëm në versionin audio, ndërsa sa për klipin nuk është bërë e ditur nëse do ketë një të tillë për këtë projekt./GazetaBlic