E trishtë, rrëfimi i personit që ua kumtoi familjarëve lajmin për vdekjen e menaxherit të Azetit

699

Mediet zvicerane kanë shkruar për aksidentin fatal që ndodhi sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Menaxheri i reperit të njohur kosovar, Azet ka ndërruar jetë në njv aksident që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, shkruan lajmi.net.

Zvierani me prejardhje truke, ishte menaxher i reperit Azet dhe atij Mero. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë shpejtësia e lartë.

Në një intervistë për mediumin zviceran “20 minuten”, Sado Maksuti, 43 vjeç, një mik i vjetër i të ndjerit, rrëfen momentin se si e mori lajmin për vdekjen e tij.

“Një i afërm nga Kosova më thirri dhe më tregoi se çfarë ka ndodhur. Për mua është sikur ta humbas djalin tim”, thotë ai.

Maksuti e ka njoftuar familjen e të ndjerit për vdekjen e tij, transmeton lajmi.net.

“Mua më duhej ta bëja këtë për herë të parë dhe shpresoj të jetë e fundit. Unë nuk do ta harroj kurrë këtë moment. Familja e tij është shkatërruar”, shtoi ai.

Ai e përshkruan Safe Kayan si njeri inteligjent, të buzëqeshur dhe i shoqërueshëm me çdonjërin. Madje, thotë se ishte shumë i suksesshëm në biznesin e menaxhimit.

Maksuti shpjegoi më tutje “Ne do të udhëtojmë sonte me familjen për në Kosovë. Nga atje, trupi i të ndjerit do të dërgohet për tu varrosur në Turqi”.

Ai po ashtu tha se Sefa i donte shumë makinat e bukura, por kurrë nuk ka vozitur shpejt. /Lajmi.net/

Comments