Ekskluzive: Zaev do të tërheqë propozimin për të qenë ministër i financave

356

Kryeministri Zoran Zaev do të tërheqë propozimin qe në të njëjtën kohë për të qenë ministër i financave, mëson nga burime te kuvendit Plusinfo.

Sesioni për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë ishte planifikuar të fillojë në orën 11, por ende nuk ka filluar pikërisht për këtë arsye.

Sipas informatave tona, tani për tani nuk do të ketë propozim për një ministër të ri të financave, por nuk dihet nëse Dragan Tevdovski do të mbetet në detyrë.

Nëse ka një konflikt interesi pritet sqarim edhe nga Komisioni Antikorrupsionit, ku, sipas informacionit tonë, duhet të prononcohen së shpejti me një njoftim zyrtar./Faktiditor.ch/

Comments