Drejtori Memet Selmani nga Qendra Nacionale për Konzervim vizitë në Gjimnazin ” 7 Marsi” -dhuron libra për dëshmorin Ismail Mehmeti

775

Drejtori i Qendrës Nacionale për Konzervim në Shkup Memet Selmani ka vizituar të mërkurën Qendrën e Mesme në Tetovë-Gjimnazin ” 7 Marsi”.Ai është takuar me drejtoreshën e këtij institucioni Miqirem Rizai e cila e ka njoftuar me të gjitha zhvillimet e shumta që kanë ndodhur aty informon Faktiditor.ch.
Me këtë rast drejtori Memeti i ka dhuruar kësaj shkolle model disa libra që janë një monografi për dëshmorin Ismail Mehmeti i vrarë në konliktin e armatosur në Maqedoni në vitin 2001.Titulli i librit ” Flijimi i një maturanti” përvec z. Selmani ka bashkëautor edhe krijuesin Isuf Sherifi që jeton dhe vepron në Zvicër.
Ky libër në mënyrë simbolike do tu jepet maturantëve të shkëlqyer ndërsa një pjesë i është dhuruar edhe Bibliotekës së gjimnazit “7 Marsi”.

Në këtë libër në detaje rrëfehet gjithë misioni i një martiri i cili në vitet më të mira të jetës, iu bashkangjit forcave shqiptare të armatosura për më shumë të drejta të shqiptarëve në Maqedoni.Dëshmori Ismail Mehmeti ishte djali i vetëm i familjes duke lënë një zbrazëtirë të madhe por duke flijuar jetën e tij të njomë për kauzën e madhe shqiptare dhe duke u bërë poashtu i përjetshëm për shkak të kësaj sakrifice dhe qëllimi sublim.Në librin e ndarë në disa kapituj lexuesi do të njihet më shumë me gjithë veprimarinë që kanë sjellë autorët rreth këtij martiri që mbrojti provimin e pjekurisë në altarin e lirisë .Në libër ka reportazhe nga gazetat, ese, poezi dhe këngë kushtuar dëshmorit Ismail Mehmeti.

 

Comments