Policia hungareze arreston Nikolla Gruevskin, gjykata po shqyrton ekstradimin e tij në Shkup

688
fresco

Policia hungareze mëngjesin e sotshëm ka arrestuar ish kryeministrin e Maqedonisë Veriore Nikolla Gruevski, shkruan Fakte. Sipas informacioneve të para, ai për momentin është nxjerrë para gjykatës dhe po vendoset në bazë të kërkesës për ekstradim në RMV. Seanca është e mbyllur për opinionin.

Gruevski kërkohet nga autoritetet e Maqedonisë Veriore për vuajtjen e dënimit 2 vjet burg për rastin “Tanku” si dhe për trazirat në Kuvend. Kohë më parë Hungaria ia kishte pranuar atij kërkesën për azil politik, ndërsa vetëm pak ditë më parë ministri i jashtëm hungarez vizitoi Shkupin./FAKTE

Comments