ZYRTARE: Milan përjashtohet nga Europa League

368
fresco

Milan nuk do të luajë në Europa League.

Milan ka arritur marrëveshje me UEFA-në për të shërbyer dënimin njëvjeçar nga futbolli evropian për shkeljen e rregullave të Fair Playt Financiar.

Rossonerët që përfunduan në pozitën e pestë në Serie A, nuk do të luajnë në edicionin e ardhshëm të Europa League, përcjell lajmi.net.

UEFA do t’i përfundojë procedurat e saj ndaj Milanit për tejkalim të shpenzimeve, ka thënë Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS).

Pozita e Milanit në Europa League do t’i takojë Torinos që përfundoi i shtati në Serie A. Roma, e gjashta, tashmë është kualifikuar. /Lajmi.net/

Comments