Pas përfundimit të procesit zgjedhor në Greqi, duket se nga sondzhet e para fituese renditet partia e Mitsotakis, Demokracia e Re me 158 vende në Parlament.
Mediat greke po ashtu bëjnë me dije se në parlament është futur edhe një parti e re “Mera 25” e ish-ministrit Varoufakis.
Ndërsa nuk ka arritur të mbledh votat e nevojshme për të hyrë në Parlament partia nacionaliste “Agimi i Artë”.
Kryeministri në detyrë i Greqisë, Alexis Tsipras ka reaguar në një prononcim për mediat, pas mbylljes së procesit zgjedhor duke u shprehur se kishte telefonuar për t’i uruar fitoren fituesin e këtyre zgjedhjeve kryetarin e “Demokracisë së Re” Qirjako Micotaqis.
Tsipras bëri me dije se ditën e nesërme do të kryejë të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri.
“Pak më parë telefonova kolegun Micotaqis të cilit i urova fitoren në zgjedhje. Nesër do kryej të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri Micotaqis që të fillojë menjëherë punën. I kërkoj Demokracisë së Re të mos e marrë pushtetin me revansh por të jetë në interesat më të mira të grekëve”,-u shpreh Cipras.
Kujtojmë se, këto zgjedhje ishin të rëndësishme edhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi, pasi për herë të parë për të përfaqësuar shqiptarët në Parlamentin helen garuan edhe pesë emigrantë shqiptarë: Fatos Malaj, Eda Gemi, Jorgos Trihas, Anxhela Filo dhe Kristos Ducis, të cilët jetojnë në vendin fqinj prej vitesh