Uki Latifi publikon këngën e re “Syni”
Uki Latifi e ka publikuar projektin e ri muzikor.
Uki Latifi ka ardhur me këngën e re të cilën e ka realizuar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.
Kënga titullohet “Syni” dhe për tekstin e saj është kujdesur vetë Uki.
Ky projekt muzikor është paralajmëruar disa ditë më parë dhe fansat mezi e kanë pritur lansimin. Uki gjeti përkrahjen edhe të kolegëve.
Kënga e tij e fundit ishte ‘Sjena’ e cila u pëlqyr shumë dhe mori klikime në kanalin zyrtar në Youtube./Lajmi.net/