Haradinaj tregon se kur e morri ftesën për Hagë

440
fresco

Në intervistën e parë pas dorëheqjes, Haradinaj dhënë detaje rreth ftesës së Gjykatës Speciale dhe dorëheqjes së tij.

Kryeministri në këtë intervistë për emisionin “Pressing” ka folur edhe për ditën kur i kishte ardhur ftesa për të shkuar në Gjykatën Speciale në Hagë si i dyshuar.

“Disa ditë më përpara ka fillu komunikimi me dhomat e posaçme dhe i kam prit zyrtarët e tyre këtu”, ka treguar Haradinaj.

“Por konfirmimi i protokollit për shkuarje për intervistim në Hagë është bërë të premten, ditën e dorëheqjes”

Haradinaj tregon se atë ditë menjëherë e ka marrë edhe vendimin për dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës.

midle

Ai ka folur edhe për arsyen e dhënies së dorëheqjes nga posti i kryeministrit.

“Është një temë që po ju ikë njerëzve pa qëllim. Ka të bëjë me sovranitetin e shtetit që përfaqëson kryetari i Qeverisë”, ka thënë Haradinaj.

“Tani nuk aktakuzë. Jemi vend i pavarur dhe po të shkonte kryetari i Qeverisë i bie se sovraniteti i vendit është i prekshëm”

“Me shku Ramush Haradinaj si individ ne mbetemi të paprekshëm. E kam rujt Kosovën të paprekshme po shkoj si qytetar dhe ne nuk po e dërgojmë shefin e Qeverisë atje”, ka thënë Haradinaj.

“Me shku Ramush Haradinaj si individ ne mbetemi të paprekshëm. E kam rujt Kosovën të paprekshme po shkoj si qytetar dhe ne nuk po e dërgojmë shefin e Qeverisë atje”, ka thënë Haradinaj.

Comments