Një tërmet me fuqi prej 5.2 gradë sipas shkallës së Rihterit ishte regjistruar në afërsi të qytetit Iraklio në ishullin grek Kretë pa pasur informacione për të lënduar ose dëme të shkaktuara materiale.
Tërmeti kishte ndodhur në orën 7.40 në mëngjes sipas kohës lokale, ishte ndjerë në gjithë ishullin, ndërsa epiqendra ishte në tokë, në veriperëndim të qytetit Hiraklio.
Sipas Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti ishte me fuqi prej 5.2 gradë sipas Rihterit, ndërsa sipas Observatoriumit Kombëtar në Athinë, 5,1 gradë.