Shqiptari nga Maqedonia, firmos për Empolin

481

Nedim Bajrami edhe zyrtarisht është futbollist I ri I skuadrës së Empolit. Futbollisti 20 vjeçar u largua nga skuadra e Grashopersit dhe karrierën do ta vazhdojë në Itali. Bajrami ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e klubit zviceran, derisa debutimin me skuadrën e parë e bëri në vitin 2017.

Ai ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Empolin, derisa shuma e transferimit nuk është bërë e ditur. Bajrami me Grasshopper ka zhvilluar 88 paraqitje, derisa ka shënuar 11 gola. Bajrami që është nga Maqedonia e Veriut, në nviel ndërkombëtar luan për Kombëtaren U21 të Zvicrës. (Botasot)

Comments