Fotografi e papublikuar më parë: Veseli, Thaçi e Jakup Krasniqi bashkë me Arbën Xhaferin
Sot u bënë 7 vite që nga vdekja e politikanit të njohur shqiptar, Arbën Xhaferi.
Për veprën dhe personalitetin e Xhaferit sot kanë shkruar të gjithë liderët e vendit, përfshirë kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin e presidentin Hashim Thaçi, shkruan lajmi.net.
E pikërisht këta dy të fundit shihen në një foto të papublikuar më parë, e cila është dërguar në redaksinë e lajmi.net nga një lexues.
Në fotografi shihet, tashmë i ndjeri Arbën Xhaferi, presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ish-kryetari i Kuvendit, tanimë pjesë e Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi. /Lajmi.net/