Futsal Shkupi Nis Aventurën Europiane

527
fresco

Futsal Shkupi gjatë ditës së sotme do të nis aventurën europiane, ku do të jetë nikoqir i turneut parakualifiklues të Ligës së Kampionëve. Skuadra kampione e vendit bënë pjesë në grupin “B” së bashku edhe me letonezët e Lokomtiv Duagavpils, pastaj skuadrën kampione të Andorrës, Enkamp, si dhe skuadrën e Kardif University nga Uellsi, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht këta të fundit janë edhe kundërshtari i parë i “bardhebluve” nga Çairi në këtë rrugëtim europian, ndeshje kjo që starton në ora 20:00.

Ndërkohë në ndeshjen e parë që në program është me fillim në ora 17:00, Lokomotiv Duagavpils do të përballet me Encamp, pjesë e së cilës është ish ylli argjentinas i Barcelonës dhe Realit të Madridit, Havier Saviola.

Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në palestrën “Kale” në Shkup, ndërsa vetëm skuadra e renditur në vendin e parë do të vazhdojë në raundin e dytë të garave.

Comments