Shpend Ahmeti zbulon një detaj të pathënë deri sonte

659
fresco

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka dhënë edhe mendimin e tij lidhur me një koalicion të mundshëm mes LDK-së e Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Blic.

Ahmeti në rtv Dukagjini ka thënë se duke njohur të parin e VV-së, Albin Kurtin, ai nuk do të heqë dorë nga posti i kryeministrit.

“Mendoj që Albini nuk heq dorë prej kryeministrit. Ai ka ndryshuar por… Pas prishjes së Vetëvendosjes, këta i thoshin që VV nuk është veç për ty. Ti je prapë kandidati.Po të mos ishte ndarë atëherë sot VV do ti kishte 45 deputetë. Këta i thoshin se nuk e kemi bërë vetëm për ty.”

“Kemi kesh me AAK-në sepse thoshim se po punojnë vetëm për kryetarin. Këta i thanë se dëshmona që nuk po bëjmë vetëm për ty. Veç jepja postin Glaukut, vetëm ta shofim se nuk është bërë VV vetëm për ty. LDK e pamë që vendosi për Vjosa Osmanin.

Kjo do të thotë që nuk e kanë synimin ndryshimin por vetëm kush kujt po i del përpara”, tha Ahmeti.Ai ka treguar edhe dallimet që LDK dhe Vv i kanë në mes vete.“E di që LDK është pro asociacionit VV është kundër. LDK është pro demarkacionit Vv është kundër”, tha ndër të tjera Ahmeti.

Comments