Klinika për fëmijë tregon gjendjen shëndetësore të fëmijëve që ishin ngujuar në makinë

528
fresco

Klinika për Fëmijë pranë spitalit Nënë Tereza ka dhënë detaje në lidhje me rastin që ka ndodhur dje në Bulevardin Video Smilevski – Bato në periferi të Shkupit, respektivisht në Lisiçe të re, ku dy fëmijë, vëlla dhe motër të moshës 7 dhe 4 vjeçe ishin mbyllur në makinë.

“Më 28.08.2019 në ora 23:00 fëmijët u sollën me ambulancë të shoqëruar nga policia në Klinikën e fëmijëve në Shkup: Fëmija e gjinisë femërore, 7 vjeçe. Fëmija i gjinisë mashkullore, 4 vjeç. Në kohën e pranimit, gjatë ekzaminimit kishim përshtypje se fëmijët ishin braktisur (të zhytur me rroba të pa lara). Të vetëdijshëm, të frikësuar, dhe lehtë të dehidratuar, me parametra të mirë të gjendjes shëndetësore. Fëmijët janë shtruar në spital, dhe po observohen në repartin e pulmonologjisë. Janë kryer analiza rutinore laboratorike dhe është dhënë terapi perorale për rehidrim”- njoftojnë nga Klinika e fëmijëve.

Comments