Kjo është vajza, që e shoqëron Butrintin në pushime, në Santorini [Foto]
Këngëtari Butrint Imeri qëndron vazhdimisht në qendër të vëmendjes nga mediat rozë, për shkak të paraqitjes së tij publike, jetës luksoze që bën dhe thashethemeve për lidhjet e mundshme të dashurisë, shkruan Indeksonline.
Së fundmi ai ka pozuar në Santorini të Greqisë ku u pa një vajzë që po e shoqëronte atë.
Fillimisht u përfol se vajza që po e shoqëronte ishte Kiara Tito, por këta zëra i hodhi poshtë vetë këngëtari i cili hapur publikoi fytyrën e vajzës që po e shoqëronte.
Nëpër mediat sociale po flitet se vajza e cila po e shoqëron Butrintin është modelja e klipit të tij “Dream Girl”.
Ajo quhet Ery Viero dhe jeton në Greqi, e kjo duket mjaft e mundshme të jetë e vërtetë pasi ajo ngjanë shumë me vajzën e klipit, dhe duket se bëhet fjalë për të njejtën vajzë. /Indeksonline/




