Tërmeti që tronditi sot Shqipërinë ka shkaktuar panik tek qytetarët. Stafi i Maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë është përjekur që të inkurajojë nënat e reja në një ditë të vështirë si kjo e sotmja në mënyrën më gazmore të mundshme.
Mjekja Anika Dokle ka postuar një video në faqen e saj në Facebook ku duken nënat e reja dhe stafi i Maternitetit “Koço Gliozheni” duke kërcyer.
“Ne jemi tërmeti i tretë… Inkurajojmë nënat e reja në një ditë të vështirë si kjo e sotmja”, shkruan mjekja Anika Dokle në postimin e saj.
Ne jemi tërmeti i tretë… Inkurajojmë nënat e reja në një ditë të vështirë si kjo e sotmja. ❤❤❤
Gepostet von Anika N. Dokle am Samstag, 21. September 2019

