Detaje të reja nga tragjedia ku humbi jetën Jose Antonio Reyes

517
fresco

Futbollisti spanjoll me famë të madhe që luajti për Arsenalin, Real Madridin, Sevillan dhe Atletico Madridin, humbi jetën më 1 qershor, pas një aksidenti në komunikacion.

Dy ditë pas tragjedisë, Mundo Deportivo publikoi të dhëna të marrë nga raportet policore, ku thuhej se Reyes po ngiste veturën 237 kilometra në ora, në momentin e aksidentit.

Ky aksident që i mori jetën Jose Antonio Reyes, la për të vdekur edhe Jonathan Reyes, ndërsa arriti të shpëtonte Juan Manuel Calderon.

Megjithatë, detaje të reja nga aksidenti tregojnë se shpejtësia e Reyes ishte dy herë më e vogël sesa ajo e raportit të policisë.

‘Radio Antena 3’ raporton se Reyes po ngiste veturën 128 kilometra në orë, që është brenda intervalit të lejuar./Lajmi.net/

Comments