Dani i jep mbështetje kandidatit të LDK’së

551

Këngëtari i famshëm kosovar Ramadan Krasniqi – Dani sivjet ka dalë publikisht në përkrahje të mikut të tij. Ai madje ka ftuar miqtë dhe fansat e tij që ta votojnë këtë kandidat.

Ai është Brahim Selimaj, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Peja.

Sipas Danit, ky është kandidat me vlera njerëzore dhe profesionale prandaj dhe do ta votojë të dielën me 6 tetor.

Ai iu tha ndjekësve të tij se Selimaj është edhe një biznesmen i suksesshëm.

“Beso në Biznesmenin e suksesshëm të Pejës dhe mikun tim Brahim Selimaj. Voto numër 65”, ka shkruar në një status në Facebook Ramadan Krasniqi – Dani.

Në fushatat zgjedhore në botë, kryesisht në Amerikë, yjet e Hollywood`it dhe tjerë me famë botërorë dalin në mbështetje për kandidatë të caktuar dhe kërkojnë nga fansat e tyre që t’i votojnë ata.

Comments