Incident i armatosur në Shkup, plagoset një person

610
fresco

Një person është lënduar në një incident të armatosur që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ordan Çopella” në Shkup.

Nga MPB-ja informuan se personi i lënduar është dërguar në Spitalin e përgjithshëm për sëmundje kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit- Shkup”. Sipas informacioneve të para, personi është qëlluar me pistoletë.

Policia punon në zbardhjen e rastit.

Comments