Cakaj: Jam në cilësinë e qytetarit modest të Kosovës dhe jo si kryediplomat i Shqipërisë

411

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka kryer detyrën e tij qytetare duke votuar në shkollën “Shtjefën Gjeçovi”, në Prishtinë.

Ai është treguar tejet modest në deklarimin e tij pas votimi.

“Jam në cilësinë e qytetarit modest të Kosovës dhe jo si kryediplomat i Shqipërisë. Jam shumë krenar me traditën demokratike të votimit, përkundër sfidave të panumërta që ka kaluar Kosova” ka thënë Cakaj.

/Indeksonline/

Comments