Osmani për vizitë në Itali, në prag të Këshillit të BE-së

415
fresco

Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Italisë, në kuadër të së cilës do të realizojë takime me ministrin italian për çështje evropiane, Vinçenco Amendola, si dhe me Kryetarin e Komitetit për marrëdhënie me vendet nga Ballkani Perëndimor në Senatin italian, Luçiano Dalfonso.

Temë qendrore e takimeve, siç informojnë nga SÇE, do të jenë perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mbështetja nga Republika e Italisë në prag të vendimit për fillim të negociatave të Samitit të BE, javën e ardhshme, ndërsa në bisedime pritet të përfshihen edhe çështje lidhur me perspektivën evropiane të vendeve të tjera nga Ballkani Perëndimor dhe dinamika rajonale.

Vizita në Itali paraqet pjesë të turnesë evropiane të zëvendëskryeministrit Osmani, për t’i vizituar metropolet evropiane, ndërkaq në prag të takimeve të Këshillit të BE-së javën e ardhshme.

Comments