Nga helmimet e tmerrshme të vitit 1990, deri te zarfat e dyshimtë të Serbisë

Dje në Kosovë por edhe në mediat e huaja qarkulloi lajmi për zarfet që erdhën nga Serbia dhe nga të cilat u infektuan ose helmuan ata që i numëronin ato.
Sipas raportimeve të fundit, këto zarfe që erdhën nga Serbia me votat për zgjedhjet e fundit kanë shkaktuar alergji në lëkurë në fytyrat e të prekurve.
Po quhet helmim rasti sot me zyrtarët e Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, dhe kjo ngjarje ka nxitur edhe kujtime të hidhura të helmimeve të vitit 1990 në Kosovë, nga regjimi i atëhershëm serb.
Helmimet ndodhën në pranverën e vitit 1990 në moshat më të reja në Kosovë. Beogradi asokohe e quante helmimin një inskenim të shqiptarëve dhe aktrim perfekt.
Rreth 3 mijë nxënës janë helmuar asokohe, dhe sot në këtë helmim të radhës nga Serbia duket se po tregohet edhe një herë fytyra e vërtetë e shtetit zyrtar serb.
Në vitin 1919, Nikollë Bojaxhiu – babai i Nënë Terezës, ishte helmuar në Beograd.