Asgjë nga data për fillimin e bisedimeve, diskutimi për zgjerimin do të pres Samitin e radhës
Diskutimi për zgjerimin janë lënë për në Këshillin Evropian të radhës, ka bërë të ditur kryeministri holandez Mark Rute, herët në mëngjes. Ai ka thënë se liderët gjatë kohë kanë biseduar për reformat në procesin paraqasës, konkretisht për sundimin e drejtësisë dhe ndarjen e pushtetit, çështje për të cilat ka pasur shqetësim me Shqipërinë në lidhje fillimin e bisedimeve.
“Të gjithë e pranojmë se edhe në Maqedoninë e Veriut edhe në Shqipëri është bërë shumë punë”, tha ai për “Politiko”, duke shtuar këtu përpjekjet për përmirësimin e sundimit të së drejtës dhe ndryshimin e emrit në Maqedonia e Veriut.
Rute tha se ka shumë punë për tu bërë në të dyja shtetet, por se lista është pak më e gjatë në Shqipëri.
