Makron dhe Merkel nuk garantojnë datë as pas gjashtë muajve

491

Një grup i vendeve anëtare të BE-së, udhëhequr nga Sllovenia dhe Malta përkrahur edhe nga Bullgaria, mbrëmë vonë kanë bllokuar propozim-konkluzën e përgatitur nga kryeministrja gjermane Angela Merkel, kryeministri francez Emanuel Makron dhe nga kryetari i PE-së, Donald Tusk, për shtyrje të vendimit për hapje të negociatave me Maqedoninë Veriore dhe me Shqipërinë për në pranverë, njofton “360 shkallë”.

Shkak për bllokimin është se në këtë propozim konkluzë nuk jepet garancë se Maqedonisë dhe Shqipërisë do t’i jepet datë për negociata as në muajin prill. “Prolongim i ri, pa marrje të qartë të obligimit se edhe në prill nuk do të ketë një prolongim të ri, në masë plotësuese e rrënon kredibilitetin e BE-së dhe i dekurajon vendet kandidate hde qytetarët e saj. Më mirë të mos ketë konkluzë, se sa të ketë konkluzë të keqe”, ka komentuar një diplomat prezent në takim, transmeton Gazeta Lajm.

Comments