Nuk ka fitore për Bayern, edhe Werderi luan baras me Herthan

499
fresco

Bayern Munich nu ka arritur që të shënojë fitore në kuadër të xhiros së tetë në Bundesliga, kurse edhe Werder Bremen ka luajtur baras me Hertha Berlin.

Bayern nuk e nisi aq mirë ndeshjen kundër Augsburg, duke gjetur vetën në disavantazh qysh në minutën e 1’, shkruan lajim.net.

Reagimi i bavarezëve erdhi shpejt, kur me anë të Lewandowski arritën të barazojnë në minutën e 14’.

Përmbysjen për kampionët në fuqi të Bundesliga e siguroi Serge Gnabry, kur në minutën e 49’ arriti të tundte rrjetën.

Kur bavarezët po përgatiteshin për fitoren, atëherë në skenë u shfaq Finnbogasson, i cili në minutat shtesë barazoi për 2:2.

Në anën tjetër, ndeshje interesante ishte ajo ndërmjet Werder Bremen dhe Hertha Berlin, ku pati minuta edhe për yllin e Kosovës, Milot Rashica, shkruan lajmi.net.

Bremen kaluan në epërsi pas vetëm 7 minutave, me anë të Josh Sergent.

Epërsia e nikoqirëve zgjati vetëm deri në minutën e 70’, kur Dodi Lukebakio barazoi shifrat në 1:1, për rezultatin përfundimtar të takimit.

Me këto rezultate, Bayern numëron 15 pikë në pozitën e tretë të tabelës, kurse Bremen ka 9 pikë, dy më pak se Hertha që numëron 11 në pozitën e 10-të. Augsburg pozicionohet në pozitën e 15-të me 6 pikë. /Lajmi.net/

Comments