Nikollovski zbulon detaje dhe të vërtetën e bisedimeve në takimin e liderëve

435
fresco

Sekretar i përgjithshëm i LSDM-së, Lupco Nikollovski ka zbuluar detaje nga takimi i liderëve ku u caktua data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Si dëshmitar i takimit të liderëve po ju tregoj të vërtetën e këtij takimi:
Mickovski nuk tha asnjë fjalë nëse Zaev apo qeveria janë fajtorë për mos marrjen e datës për fillimin e bisedimeve, Mickovski e vlerësoi madhështinë e Zaevit dhe për praktikën e përgjegjësisë që ai po e prezanton për të nxitur qytetarët të komentojnë rrugën e ardhshme të vendit.
Zaev fillimisht propozoi një datë specifike për zgjedhjet e shpejta në 22 ose 29 dhjetor me një qeveri teknike. Pas heshtjes së zgjatur dhe mungesës së qartësisë, Mickovski insistoi në 100 ditë qeverisje teknike pa ndonjë propozim specifik.
Mickovski asnjëherë nuk përmendi një datë specifike për zgjedhjet në janar ose në muajin shkurt. Mickovski si propozim konkret e dha 22 ose 29 Mars dhe më pas 5 Prillin.
Propozimi për të tu mbajtur zgjedhjet në prill nuk ishte një propozim i Zaevit dhe LSDM por i të tjerëve. Zaev propozoi zgjedhjet në dhjetor. Zoran Zaev ishte i interesuar për interesat e shtetit gjatë gjithë takimit dhe për këtë arsye u këshillua me ministrat e qeverisë për të ratifikuar protokollin #NATO në kohën e duhur dhe natyrisht për të shlyer qindra miliona euro borxh të trashëguar nga Gruevski. (INA)

Comments