Të shtëna në Rusi, 8 ushtarakë të vrarë dhe 2 të plagosur
Incidenti ndodhi gjatë ndërrimit të rojeve në një njësi të logjistikës dhe sigurisë speciale në rajonin juglindor Zabaykalsky Krai të Rusisë.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se tetë ushtarakë janë vrarë dhe dy janë plagosur si pasojë e të shtënave në Rusi.
Ministria po ashtu tha se gjuajtësi është arrestuar, ushtarakët e plagosur janë shtruar në spital, ndërkohë është caktuar një komision i posaçëm për të hetuar ngjarjen.
