Pamje: Ribery në telashe serioze, e sulmon gjyqtarin anësor

Franck Ribery mund të jetë në telashe serioze, pasi është kapur në kamerë duke e shtyrë dhunshëm njërin prej gjyqtarëve anësorë pas humbjes së Fiorentinës ndaj Lazios të dielën.
Anësori veteran ishte i zemëruar pasi ishte zëvendësuar para se Lazio ta fitonte ndeshjen 2:1 në minutat e fundit, transmeton Gazeta Express.
Ribery u pa duke e shtyrë dy herë në mënyrë të dhunshme anësorin derisa të gjithë po largoheshin nga fusha pas fishkëllimës së fundit.
Ai u ndal vetëm pas ndërhyrjes së njërit prej anëtarëve të stafit të Fiorentinës.
Serie A konfirmoi se Ribery ishte ndëshkuar me karton të kuq pas përfundimit të ndeshjes. Kjo nënkupton se pezullimi me disa ndeshje është praktikisht i pashmangshëm për Ribery.
Serie A dhe Federata e Futbollit e Italisë janë duke e luftuar çfarëdo kontakti fizik të lojtarëve me gjyqtarët, në mënyrë që t’i mbrojë nga dhuna këta të fundit.
#Ribéry La presa bene…maxi squalifica! #FiorentinaLazio pic.twitter.com/rkcrnd3v9q
— ⓛⓤⓒⓐラツィオ (@Luca_Twitte) October 27, 2019
Në ligat amatore në Itali janë shënuar disa incidente të rënda, ku gjyqtarët janë rrahur dhe janë bërë për spital nga lojtarët e zemëruar. /Gazeta Express/