Çka pas shtyrjes së negociatave me BE-në – mbledhje tematike e Komisionit për çështje evropiane

370

Komisioni kuvendor për çështje evropiane sot do të mbajë mbledhje tematike kushtuar proceseve eurointegruese në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas Samitit të fundit të Këshillit të Evropës ku ishte shtyrë vendimi për fillim të negociatave për inkuadrim të vendit në BE.

Pritet fjalim të kenë zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Në mbledhje janë ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit, përfaqësues të korit diplomatik, si dhe përfaqësues të sektorit qeveritar dhe atij joqeveritar, komuniteti akademik, mediumet dhe të tjerë.

Comments